9 maj 2015 – Pothuajse të gjithë ne kemi krijesa mikroskopike që jetojnë në lëkurën e fytyrës sonë. Ne nuk mund t’i shohim ato, por ato janë aty dhe shpesh i ndjejmë kur na kruhet lëkura.

Ato janë krijesa mikroskopike me tetë këmbë dhe kanë pamjen dhe formën e merimangës. Kalojnë të gjithë jetën në fytyrën tonë, ku ushqehen, shumohen e në fund vdesin.

Sipas disa studiuesve në SHBA ato nuk janë të dëmshme. Madje, prej tyre një grup shkencëtarësh kanë hedhur idenë se mund të zbulohet origjina dhe prejardhjes së njeriut në Tokë.

Këto gjallesa janë dy llojesh: Demodex folliculorum dhe D. brevis. Lloji i parë jeton në poret e lëkurës, ndërsa i dyti jeton në thellësi të lëkurës në gjëndrat dhjamore.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/