9 maj 2015 – Dy vajza kanë dalë topless në bregdetin e Golemit. Nuk po flasim për ndonjë plazh nudistësh, por për një plazh familjar i cili në stinën e verës është ndër më të frekuentuarit në Durrës.

Këto foto të publikuara disa ditë më parë tregojnë vajzat që kanë vendosur të shijojnë rrezet e nxehta të diellit duke mos i përdorur të dyja pjesët e rrobeve të banjos. Ndoshta kanë përfituar nga mungesa e madhe e njerëzve, pasi sezoni i plazhit nuk ka filluar ende, pavarësisht që shumë njerëz i janë drejtuar bregdetit të Durrësit në këto ditë të bukura e të nxehta pranvere.

Vajzat ishin indiferente ndaj pak njerëzve që ndodheshin duke pushuar aty, duke e konsideruar këtë veprim si krejt të zakonshëm.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/