7 maj 2015 – Akuzat e Partisë Demokratike se po tentohet manipulimi i zgjedhjeve në Durrës, sot janë depozituar edhe në Prokurori.
Deputetët demokratë Arben Ristani dhe Edmond Spaho bënë me dije se kanë ngritur një kallëzim penal për këtë çështje, duke i kërkuar Prokurorisë një hetim të shpejtë.
Deputeti Spaho akuzon Vangjush Dakon, për të cilin thotë se kreu aktual i Bashkisë së Durrësit, po tenton të manipulojë zgjedhjet. Sipas tij, muajt e fundit në regjistrin civil të Durrësit, është shtuar numri i personave të regjistruar.
“Edhe pse PS-ja e ka pranuar skandalin, më habiti deklarata e Vangjush Dakos. Atje po preken zgjedhjet e lira, ne dorëzuam provat. 2700 persona janë futur në listat e zgjedhësve. Njoftuam Llallën për skandalin me manipulimin e votuesve në Durrës. Së shpejti del lista e zgjedhësve”, deklaroi Spaho.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/