6 maj 2015 – Kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës duket se e ka në xhep votën e grave të kryeqytetit. Një prej tyre është Lefteri Deliu, nga fshati Shën Mëri, në malësinë e Tiranës, të cilën e shpëtoi nga një lindje e vështirë 30 vite më parë. “Ka qenë dimri i egër i vitit ‘85 kur i shkova në shtëpi në fshatin Shën Mëri. Rrezikonte jetën. Me makinë deri në rrëzë te Dajtit, pastaj në këmbë me nxitim para se të bëhej lumi i pakalueshëm. Jam i gëzuar që dhe sot Lefteria gëzon shëndet të mirë. Ajo e mban mend atë natë të vështirë dhe më takoi sot për të shprehur sërish mirënjohje”, shkruan dr.Halimi në facebook, ku poston një fotografi bashkë me Lefterien.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”