5 maj 2015 – Shkrimtari i njohur Kiço Blushi, babai i deputetit kritik Ben Blushi, nuk do të jetë më anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Emri i tij u hoq që në nisje nga ana e kreut socialist, Edi Rama. Lista me 61 emra u depozitua dje në KQZ, por ra në sy heqja e emrit të Blushit.
Prej disa javësh deputeti socialist, Ben Blushi, ka qenë kritik në lidhje me mazhorancën në përgjithësi dhe qeverinë në veçanti.
Largimi i të atit duket si hakmarrja e parë e Edi Ramës ndaj Blushit.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”