5 maj 2015 – Kryetari i PD-së Lulzim Basha, është punësuar në Holandë në një program, ku gjatë vitit 2014 rezulton të jetë paguar më shumë se rroga vjetore në Shqipëri, konkretisht me 26 mijë euro.
Gazeta “Shekulli” shkruan se Basha ka deklaruar se ka përfituar rreth 1.5 milionë lekë në vit nga puna si kryebashkiak i Tiranës, por edhe një pagë të siguruar nga Holanda prej 26 mijë eurosh, si drejtuesi i programit EËCP.
Një e ardhur e tillë nuk ka figuruar në deklaratat e pasurisë së Bashës gjatë viteve të fundit, për t’u shfaqur vetëm në vitin 2014, i pari vit kur Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nuk kontrollohej më nga demokratët.
Në këtë mënyrë, krahas punës si kryetar i bashkisë së Tiranës dhe detyrës si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, rezulton të jetë i trepunësuar.
Deklarata e pasurisë së kryebashkiakut është bërë shpesh objekt debatesh, pas akuzave të socialistëve për fshehje të pasurive, shkruan “Shekulli”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/