5 maj 2015 – Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi, u ka bërë thirrje partive politike që të ndalin fushatën elektorale të nisur para afatit ligjor që përcakton Kodi Zgjedhor. Në të kundërt, ata do të sanksionohen.

“Fushata zgjedhore nis më 22 maj. Ka sanksione nëse shkelen parimet e fushatës”, u shpreh Luzi.

Kodi Zgjedhor parashikon edhe gjobë në rast të nisjes së fushatës para afatit të parashikuar me ligj.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/