5 maj 2015 – Dy kandidatët për kryetar bashkie në Durrës, Vangjush Dako dhe Grida Duma, nderuan në këtë 5 Maj dëshmorët dhe martirët e rënë për lirinë e vendit. 

Në distancë nga njëri-tjetri, dy rivalët për kryebashkiak, në të njëjtin orar morën pjesë në ceremoninë e mbajtur për këtë rast në Mauzoleumin e Dëshmorëve, ku vendosën kurora me lule. Ndërsa, në ikje, të dy kandidatët i dhanë dorën njëri-tjetrit.

Të pranishëm në ceremoni ishin veteranë, familjarë të dëshmorëve e përfaqësues të politikës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/