4 maj 2015 – Gjatë raportimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Armand Teliti denoncoi se, në Durrës po shtohet artificialisht numri i votuesve. Sipas tij, po bëhet krim elektoral, me interes të kandidatit të majtë.
“Ka një rritje jo natyrale të numrit të zgjedhësve në mars dhe prill në Bashkinë e Durrësit. Sipas konfigurimit të ri, në bashkinë e Durrësit ka patur 3290 votues, mesatarisht 83 votues në muaj. Nga ekstrakti shkurt deri në mars mbi 200 votues të shtuar. Ekziston një dyshim se ndodhemi përpara një zhvendosje të votuesve për qëllime elektorale. Ndodhemi përballë një krimi elektoral”, tha Teliti.
Teliti tha se janë nënshkruar kontrata qiraje nga ndërmarrja komunale e Durrësit. Ai tha se vetëm në muajin prill, në Durrës janë shtuar 2200 persona.
Pas dorëzimit të raportit është votuar me 5 vota pro dhe dy kundër që t’i kalojë prokurorisë për hetim.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”