4 maj 2015 – Kryetari aktual i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, rregullon rrugët në pragfushate. Çdo ditë në faqen e tij po poston pamje të investimeve që ka kryer. “Krijuam një park të gjelbër për 26.000 banorë të lagjes 17”, është investimi i reklamuar sot.

Një ditë më parë ai publikoi një foto si ka qenë dhe është bërë një rrugë në një lagje të Plazhit.

Dako ka drejtuar Durrësin për dy mandate rresht dhe kërkon marrjen e mandatit të tretë, i kandiduar nga Partia Socialiste.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”