4 maj 2015 – "Kisha një jetë si artist, tani kam një jetë të dytë si politikan, shpresoj që në jetën e tretë të jem i lirë".

Kjo është deklarata e kryeministrit Rama dhënë në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA).
Lideri i qeverisë shqiptare thotë se hyrja në fushën e politikës ishte diçka e paparashikuar për të, por që tashmë i ka rënë në kokë. Megjithatë ai shton edhe faktin se kjo nuk është një jetë që ai do ta ndjekë deri në pafundësi.

"Hyra në politikë pas ndërrimit të sistemit të regjimit. Kjo ishte një jetë e paparashikuar nga unë. Politika është diçka që më ka rënë në kokë. Kjo nuk është një jetë të cilën dua ta ndjek deri në pafundësi. Sepse politikanët e sotëm duhet të kuptojnë që koha e detyrës së tyre është e limituar, dhe njëkohësisht edhe koha e të qenit si drejtues i shkurtër. Kisha një jetë si artist, tani kam një jetë të dytë si politikan, shpresoj në jetën e tretë të jem i lirë", është shprehur Rama.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/