4 maj 2015 –Florian Roshi, 27 vjeç, verën e vitit 2014 njohu në plazhin e qytezës së Spotornos një zonjushë italiane rreth 40-vjeçare. Ishte dashuri me shikim të parë. Floriani u transferua në garsonierën e së dashurës italiane. Garsoniera ishte nën të njëjtën çati me dyqanin në pronësi të italianes.

Pak kohë pasi bashkëjetonin, Floriani sipas denoncimit të italianes u bë i dhunshëm. Ai e rrihte, e ofendonte, kryente marëdhënie seksuale kundra dëshirës së saj. Nuk e lejonte të dashurën të dilte pa leje jashtë shtëpisë-dyqan.

Italiania duroi disa muaj, por pas dajakut më të fundit mori guxim dhe e denoncoi në Karabinieri. Gjykatësi dha masën e sigurisë arrest me burg për akuza të tilla si heqje e paligjshme e lirisë së personit, dhunë seksuale, plagosje, kanosje e keqtrajtim. Floriani pas arrestimit u dërgua në burgun e Savonës.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/