3 maj 2015 – Siç e shihni dhe nga foto, posteri i fushatës për kandidaten demokrate për Bashkinë e Durrësit, Grida Dumën, është i njëjtë me atë të ish-Presidentit francez, Nicolas Sarcozy.
Me përjashtim të fjalëve, ideja e sfondit dhe kompozimit të posterit është identike me atë të ish-liderit francez.
Nuk dihet pse është bërë kjo zgjedhje e PD-së për të kopjuar francezët, por mesa duket nuk ka qenë një punë e mundimshme.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/