3 maj 2015 –Pas largimit të Erion Veliajs nga posti i ministrit së Mirëqenies Sociale për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, kanë filluar të përfliten emrat e kandidatëve që do ta zëvendësojnë atë. Pritet që brenda kësaj jave të bëhet publik emri i ministrit apo ministres së re..
Janë tre emra brenda radhëve të grupit të Partisë Socialiste. Kandidatura e mundshme është ajo e Olta Xhaçkës, e cila ka qenë tepër aktive në ditët e fundit, me daljet e shpeshta publike, ku akuzon kreun aktual të bashkisë, Lulzim Bashën për mosmbajtje të premtimeve.
Një tjetër emër është ai i deputetit Blendi Klosi, i cili ishte një kandidat i përfolur për Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu nuk është përjashtuar as emri i zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Arbi Mazniku, si një kandidat i mundshëm që mund të zëvendësojë Veliajn si ministër.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/