DURRËS, 1 maj 2015 – Pa paragjykuar për ndonjë veprim korruptues, gjithsesi, tingëllon tejet i çuditshëm një njoftim nga Ndërmarrja Rruga Durrës e bashkisë, ku i rendituri i treti shpallet fitues.

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) pranë Këshillit të Ministrave ka pranuar të botojë këtë tekst:

“NDËRMARRJA RRUGA DURRËS

FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT

“Blerje asfalt dhe inerte”

21.04.2015

* * *

Procedura e prokurimit: e Hapur

Përshkrim i shkurtër i kontratës:

– Objekti: “Blerje asfalt dhe inerte”

– Fondi limit: 25 000 000 lekë (njëzet e pesë milionë) lekë pa TVSH dhe 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë me TVSH.

– Burimi i financimit : Të ardhurat e Ndërmarrja Rruga Durrës

– Afati i realizimit të shërbimit: 210 ditë nga dita e lidhjes së kontratës

Njoftojmë se kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertuesit me vlerat përkatëse të ofruara:

1. BARJAMI N me ofertë ekonomike 19 272 000

2. COMPANI RIVIERA 2008 me ofertë ekonomike 19 282 000

3. AL-ASFALT shpk me ofertë ekonomike 24 900 000

* * *

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë se operatori Al-Asfalt shpk me adresë Xhafzotaj Durrës, pranë kryqëzimit Katër Rrugët, me NIPT K81511508Z, se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 24.900.000 (njëzet e katër milionë e nëntëqind mijë) lekë pa TVSH, është identifikuar si oferta e suksesshme.

Rrjedhimisht, jeni i lutur të paraqisni pranë Ndërmarrjes Rruga Durrës kopjen e nënshkruar të formularit të kontratës dhe të sigurimit të kontratës.

Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës suaj dhe prokurimi do te anulohet, duke qene se ofertat e tjera ekonomike rezultojnë tërësisht të pasuksesshme, siç parashikohet në Ligjin për prokurimet publike nr. 9643 datë 20.11.2006 (i ndryshuar)

Njoftimi i Klasifikimit është bërë në date 16.04.2015

Ankesa: nuk ka”.

ANALIZA

Sikurse shihet, është shpallur fitues operatori i klasifikuar i treti me ofertën prej 24 900 000 lekësh, me një diferencë nga fondi limit pa TVSH prej 100 mijë lekë, kurse i pari kishte ofertë prej 5 728 000 lekë më të vogël; kurse i treti prej 5 62 8000 lekë (shih faksimilen)!

Në këtë njoftim nuk ka indikacion (të detyruar me ligj) nëse ka pasur të shkualifikuar dhe të përshkruheshin arsyet. Ndryshe lihet shteg për dyshime. Njoftimi ka një sërë mangësish të tjera. APP-ja nuk kishte pse e botonte.

E pakta, këto janë qëndrime të pakujdesshme në detyrë, vepër penale, e cila dënon që nga juristin e ndërmarrjes publike deri dhe nëpunësit qeveritarë të APP-së.

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/