28 prill 2015 – Shqipëria U-17 ka barazuar 1-1 me Brazilin, në miqësoren e tretë të zhvilluar në Austri pasditen e të hënës. Ekipi shqiptar, i drejtuar nga Xhemal Mustedanagic, ka reaguar mjaft mirë përballë një kundërshtari të fortë, në raport me ndeshjen e një dite më parë me Austrinë, duke u përballur mjaft mirë. “Ishte një testim, që i sherbeu mjaft skuadrës, sepse u ballafaquan me një kundërshtar të një niveli të lartë. Do të na shërbejë në të ardhmen si analizë dhe si eksperiencë”- deklaroi për faqen zyrtare të FSHF-së , trajneri i U-17 Xhemal Mustedanagic. Trajneri i 17-vjecarëve e filloi ndeshjen me këta futbollistë:
12. Edison Xhafaj Gk
2. Lirim Kastrati
5. Stefan Abara
6. Anio Poci
7. Vangjel Gjerko
8. Geron Tocka
10. Frensi Qeros
11. Kristi Kullaj
14. Sadik Celaj
16. Ismet Sinani
20. Marash Kumbulla.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/