27 prill 2015 – Esma e “Çaje Shukarije” do të këndojë në duet me këngëtaren kosovare Jehona Sopi. Një projekt që është lançuar nga vetë Sopi dhe që do të konkretizohet së shpejti.
Në dukje ky bashkëpunim mes këngëtares rebele dhe Esma Rexhepovës duket si irreal, por gjithsesi duhet të presim e të gjykojmë.
Deri atëherë po ju prezantojmë dy këngë të secilës këngëtare.
Kujtojmë se Esma ishte e ftuar në Durrës pak muaj më parë, në një koncert të organizuar nga bashkia.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





