27 prill 2015 –  Futbollisti i Kombëtares  shqiptare Besart Berisha është shpallur sulmuesi më i mirë në histori e ligës australiane, A-League, e cila u themelua në vitin 2004 si pasuese e NSL (National Soccer League).Futbollisti shqiptar kaloi në këtë ligë në vitin 2011 duke filluar në ekipin e Brisbane Roar, ku qëndroi për tre sezone rresht dhe arriti të shënojë 48 gola në 76 ndeshje.
Por, vitin e kaluar ai u transferua në një tjetër skuadër të kësaj lige, në atë të Melbourne Victory, duke shënuar edhe 13 gola në 26 ndeshje.Por, si duket këtu nuk do të mbarojë suksesi i Besar Berishës, pasi pritet të shpallet sulmuesi më i mirë në 10 vitet e fundit në këtë Ligë. Besart Berisha është futbollist nga Kovosam i lindur më 29 korrik, 1985 në Prishtinë. 
Më 6 dhjetor të vitit 2006 Besart Berisha hyn në histori si shqiptari i parë që ka shënuar goal në UEFA Champions League kur njëherit shënon edhe golin e tij të parë për Hamburger SV në ndeshjen kundër CSKA Moskva në Hamburg të Gjermanisë.