25 prill 2015 – Pas publikimit në media të skandalit të transportimit me kamionçinë të viktimës që u gjend sot në aksin Lezhë-Laç, ka reaguar edhe Policia e Lezhës duke pezulluar 3 prej efektivëve të policisë dhe një specialist hetimi.
Blutë e Lezhës theksojnë në deklaratën e tyre se policët kanë shkelur rëndë procedurat e punës, duke transportuar trupin e viktimës Gëzim Sula, 60 vjeç, me kamionçinë.
Gjithashtu, Policia e Lezhës thekson edhe faktin tjetër se autoambulanca e morgut të spitalit refuzoi të shkonte në vendngjarje, dhe në këtë mënyrë trupi i viktimës drejt morgut u transportua me një kamionçinë të rastësishme.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





