25 prill 2015 – Futbollistët nisen për stërvitje me autobusin e klubit, por përfundojnë duke shkuar në këmbë. Kjo ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Vlorës, kur futbollistët e Flamurtarit janë detyruar të ecin në këmbë pasi autobusi është prishur. Shkak është bërë rruga tejet e pakalueshme dhe me gropa e plazhit të vjetër. Shoferi i autobusit, edhe pse është përpjekur të devijojë gropat e mëdha nuk ka mundur t'i shpëtojë prishjes. Futbollistët janë detyruar të zbresin nga autobusi dhe të nisen në këmbë për stërvitje.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/