25 prill 2015 – Njëri krah i autostradës Tiranë-Durrës aktualisht është i bllokuar për shkak të punimeve të cilat po zhvillohen në rrugë për përmirësimin dhe rritjen e  sigurisë në autostradë.

Policia, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve duke i kërkuar ndjesë për shqetësimet që mund të shkaktojë trafiku, pasi nuk do të funksionojnë të katër korsitë e autostradës, por vetëm dy korsi për shkak të fazës përfundimtare të shtrimit të rrugës nga QTU-ja në drejtim të sheshit “Shqiponja”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/