24 prill 2015 – Një 19-vjeçar nga Durrësi u kap në flagrancë me 2.5 gramë kanabis dhe si përfundim ra në prangat e policisë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë së Durrësit bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Julian Çakrri, 19 vjeç.

Sipas burimeve nga policia, gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e Policisë  iu gjet dhe iu  bllokua në cilësinë e provës materiale 2.5 gramë lëndë narkotike e llojit Kanabis Sativa.

Çakrri akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje të Narkotikëve”.

/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/