24 prill 2015 – "Nuk besoj se do të trajnoj në Premier League. Nuk jam shumë i interesuar për këto hipoteza". Me këto fjalë, Jurgen Klopp ka surprizuar të gjithë duke mohuar mundësinë për të vazhduar karrierën e tij në Angli. Tekniku gjerman, që do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të sezonit, pëlqehet shumë në Serie A nga Napoli dhe jo vetëm.

Sipas asaj që raporton "Sport Mediaset", Klopp është tekniku i përzgjedhur nga manjati taljandez Bee Taechaubol në rast se ky i fundit merr drejtimin e Milanit. Jurgen Klopp pëlqehet edhe nga Paris Saint Germain dhe Real Madrid.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/