24 prill 2015 – Dy të rinj nga qyteti i Durrësit, kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për vjedhje.
Burime zyrtare nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve, Sajmir Meta 19 vjeç dhe Fation Llani 18 vjeç, të dy banues në Durrës.
Dy shtetasit e mësipërm, kanë vjedhur në bashkëpunim, banesën e shtetases me iniciale E.M.
Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar këto sende:
·një laptop,
·një çantë sporti,
·një aparat dixhitalb,
·tri piktura muri,
·një telekomandë dhe një fishë përçuese.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje” kryer në bashkëpunim.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





