23 prill 2015 – Shkëlqesia e tij Ambasadori Lu këtë të premte më 24 prill 2014 do të vizitojë qytetin e Durrësit. Vizita e ambasadorit amerikan në Durrës do të kryhet në kuadrin e aktiviteteve për Ditën e monumenteve. DAR Durrës ka planifikuar disa aktivitete me nxënës të shkollave 9 vjecare dhe të mesme, publike e jo publike pikërisht me rastin  e Ditës së monumentve. Ambasada Amerikane në Tiranë ka shfrytëzuar këto aktivitete për të organizuar një vizitë të ambasadorit Lu në qytetin bregdetar të Durrësit. Mbetet për t'u parë, nëse ambasadori Lu do të vazhdojë traditën e nisur nga ambasadorja Marsi Ris për kontaktet me autoritet vendore në Durrës. Vizita e ambasadorit Lu në Durrës do të kryhet vetëm pak orë pas pjesëmarrjes në aktivitetin përkujtimor në Galerinë “Jozef” të ambasadorit rus në Tiranë Shkëlqesisë së tij Aleksandër Karpushin.

 

Agjencia e lajmeve "Dyrrah"