…Një ditë e bukur, ditë me diell. Dhe ky diell do t’ua ndriçoj pamjen kësaj tetëshe mbreslënëse.Të tjera pamje do të çfaqim më pas, për ti bërë shërbimin e merituar historisë së notit të Durrësit, këtyre mjeshtrave të spikatur…
Nga Bujar Qesja
Kalova tani në mbrëmje në njërën prej dhomave të magazinës time të fotove, ku i prisha “gjumin” njërës prej tyre.
Foto që të nxjerrë sytë vëndit, nga kënaqësia por edhe nga dhimbja. Më ka rrëshqitur pa i shënuar vitin, por duhet ti ketë mbi 10 vite.
Janë gjashtë notarë, gjashtë kampionë, gjashtë të urtë dhe cilësorë të notit. Dhe në mes këtyre skifterëve të notit, qëndron si shqiponjë trajneri i tyre, që aq shumë i dha mbretërimit të notit durrsak, miku ynë i përmallshëm Agron Ismailati.
Emrat e tyre janë shumë të njohur. Kanë komanduar ushtrinë e notarëve të vëndit, duke demostruar hegjemoninë e notit durrsak. Dhe gjenerali i kësaj ushtrie mbetet ai, miku ynë i përmallshëm Agron Ismailati.
Meriton të mos harrohet Agroni ynë. Po kështu një kurajo për të përballuar vështirësitë ekstreme shëndetësore, një kampion i madh i notit Sokol Hoti. Në vënd të garës me rivalët, tani Sokoli ynë po lufton ne kundërshtarët e jetës së tij, me paralizën që e ka mbërthyer.
Por sfidat e kampionit të shpinës, janë përmbi atë sëmundje munduese. Këto ditë Sokol Hoti është parë nga pushina, për ti thënë sëmundjes që të munda. Uji dhe notari Hoti janë lidhur në një binom të përjetshëm. Rinia Kolit tonë kaloi në ujë dhe ky ujë do ti bdezë dhe ruajë pasionet.
Simpatikët e notit durrsak në këtë foto janë:
Në këmbë nga e majta: Sokol Hoti, Mehmet Kikrri, Agron Ismailati, Petrit Guma, Hiqmet Mejdani, Luan Rexha.
Ulur në gjunjë nga e majta: Roland Ceka dhe Artan Zhupa.
Foto ruan një pamje tërheqëse, të nxit kujtesën dhe zbukuron memorien. Kam shkruar për to, duke ndërtuar secili biografinë e tij të punës.
Një ditë e bukur, ditë ne diell. Dhe ky diell do tua ndriçoj pamjen kësaj tetëshe mbreslënëse.Të tjera pamje do të çfaqim më pas, për ti bërë shërbimin e merituar historisë së notit të Durrësit, këtyre mjeshtrave të spikatur.
I paharruar Agroni ynë! Inkurajuese qendresa prej heroi i Sokol Hotit. Mbarësi të tjerëve. Noti i Durrësit gjithnjë do të mbetet pjesë e protogonistëve të tij.