Një person ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit këtë të martë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, ku një shtetas ende i paidentifikuar që mendohet të jetë një njeri i pastrehë rreth 55-vjeç, është gjetur i shtrirë ne tokë pa shenja dhune i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.
Policia njofton se nga hetimet paraprake vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 27.07.2021, rreth orës 14:50, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, një shtetas ende i paidentifikuar ( endacak) rreth 55 vjeç, është gjetur i shtrirë ne tokë pa shenja dhune i cili më pas ka ndëruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.
Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.





