Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër.
Një vajzë 7-vjeçare me iniciale Z.L., është mbytur në lumin Buna, në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit.
Sipas informacioneve e mitura ishte duke u larë me familjarët por papritur u është larguar atyre dhe është mbytur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj dhe po merr dëshmitë e familjarëve.





