Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë.

Mbas katër orësh seancë me dyer të mbyllura , ndonëse Tushe këmbenguli se nuk ka kryer asnjë krim dhe se është sëmurë , së bashku me Tushen që akuzohet për shpërdorim detyre u lanë në fuqi masat e mëparshme edhe për 10 të tjerët.

Kujtojmë se Tushe kishte kërkuar lirinë, me pretendimin se vuan nga disa sëmundje, si zemra, diabeti, gurët në tëmth dhe kolesteroli i lartë.