Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video-mesazh me pamjet piktoreske që ofron qyteti i Durrësit, ku i uron të gjithëve një pasdite të këndshme.

Në video e postuar në rrjetet sociale Rama ka publikuar pamjet e peisazhit që ofron itinerari Currila – Porto Romano – Marina Ushtarake.

Gjithashtu Kryeministri shkruan se “në një itinerar me gjatësi 11km, ngjitje/hiking, mes shtigjeve natyrore, me pisha e tarraca ullishtesh deri në kalanë e Hidrovotit, nuk mungojnë edhe plazhet me sipërfaqe të vogla ranore dhe shkëmbore“.

Postimi i plotë i Ramës:

Pasdite të këndshme nga peizazhi që ofron rrugëtimi Currila – Porto Romano – Marina Ushtarake🧗‍♂️🌊☀️👒

***në një itinerar me gjatësi 11km, ngjitje/hiking, mes shtigjeve natyrore, me pisha e tarraca ullishtesh deri në kalanë e Hidrovotit, gjatë rrugëtimit nuk mungojnë edhe plazhet me sipërfaqe të vogla ranore dhe shkëmbore🌊🏕🏖🌲

#TëNjohMeShqipërinë❤️