Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën e “Fikasit” në Mullet, ku shtetasi L. R., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi ngjarjes, ndërsa pasagjeri, shtetasi O. S., që ndodhej në automjet humbi jetën teksa po transportohej për në spital.
Aktualisht grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.





