Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin tonë, ku një pushues është mbytur në plazhin e Tales të Lezhës.
Autoritetet policore informojnë se po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, kemi marrë njoftim për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur.





