Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana në një intervistë për mediat ka treguar sfidat dhe sukseset e tij në 2 vite punë si kryetar.

Me frymën e punës Arbana është njohur që në fëmijëri, kur ndihmonte me sa mundej babain e tij, i cili punonte me orë të zgjatura në biznesin familjar.

Në klasën e 8-të Kryebashkiaku fiton të drejtën për të studiuar në Turqi, pasi i talentuar në matematikë fitoi një nga olimpiadat e ndryshme që merrte pjesë. Por kjo nuk e ndaloi që të rikthet në Shijak dhe të japë më të mirën për qytetin e tij.

Nga 1 gushti i vitit 2019 është zgjedhur si kryetar i bashkisë Shijak, ku ka punur çdo ditë i fokusuar në zgjidhjen e problemeve dhe dhënien e shërbimeve më të mira ndaj qytetarëve.

Arbana tregon momentin e parë të rënies së tërmetit të 26 nëntorit të 2019 dhe si u menaxhua ajo situatë më pas nga ana e tij dhe institucionit që ai drejton.

“Më kujtohet data 26 nëntor, nga momenti i pare i rënies së tërmetit, menjëherë më është dashur unë dhe bashkëshortja ime të merrinm fëmijët dhe të zbrisnim nga banesa ku unë banoj. 5 minuta më vonë unë kam thirrur shtabin e emergjencave pranë bashkisë së Shijakut për të marrë masat për të gjitj qytetarët e Shijakut, duke ngritur dy kampe përqëndrimi për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti dhe nga ai moment dhe sot në ditën që ne flasim, unë jam totalisht mbas sfidës së tërmetit i përkushtuar në mënyrën maksimale.”, shprehet Arbana.

Gjithashtu Kryebashkiaku deklaron se 80 për qind e Shijakut po ridërtohet nga e para, për shkak të tërmeti.

Arbana shprehet se “deri tani janë ndërtuar 800 banesa individuale dhe po vazhdon puna për ndërtimin e 30 pallateve të cilët janë drejt përfundimit, kanë mbaruar 3 objekte arsimore dhe një kopësht me drake. Gjithashtu nuk janë lënë mënjanë punët e tjera që kanë qenë nisur, ktu vlenë për të përmendur asfaltimin e rrugës Katërrugët- Rrushbull, Katërrugët-Pjezë, disa rrugë të tjera brenda qytetit dhe infrastruktura e ujësjellësit, falë mbështetjes së Kryeministrit dhe qeverisë shqiptare.”

Përsa i përket projekteve të rëndësishme në të ardhmen, Arbana thotë se shumë shpejtë do të nisë ndërtimi i një qëndre kulturore multifunksionale, ndërtimi i xhamisë së Shijakut e cila është e dëmtuar nga tërmeti dhe dy objekteve arsimore.