Një tjetër rekord u vendos në ditën e nëntë të Lojërave Olimpike që janë duke u zhvilluar në Tokio. Kësaj here ishte radha e sportistes 36-vjeçare, nga Zelanda e Re, Valerie Adams, që fitoi medaljen e bronztë në disiplinën e hedhjes së gjyles, me hedhje 19.62 metra.
Kjo ishte medalja e katërt në katër Olimpiada, për 36-vjeçaren nga Zelanda e Re, duke u futur kështu në histori.Fillimisht ajo fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, katër vite më vonë fitoi sërish të artën në “Londër 2012”, të argjendën e fitoi në “Rio 2016”, ndërsa tani fitoi të bronztën në “Tokyo 2020” duke shkruar kështu historinë.