Albert Dyrlund, një i ri nga Danimarka ka ndërruar jetë tragjikisht në alpet italiane teksa po xhironte një video për Youtube.

Dyrlund u rrëzua për vdekje teksa po ecte me një grup shokësh dhe besohet të ketë rënë rreth 200 metra lartësi. Lajmin e trishtë e konfirmoi e ëma për gazetën daneze Ekstra Bladet.

Mediat në Itali raportuan se Dyrlund ra nga mali Seceda, i cili ndodhet në rajonin Val Gardena të Alpeve Italiane, rreth orës 5.15 pasdite.

Ndonëse një helikopter shpëtimi mbërriti në vendin e ngjarjes, fatkeqësisht i riu kishte ndërruar jetë.

Dyrlund kishte më shumë se 170 000 subscribe në kanalin e tij në YouTube dhe më shumë se 230 mijë ndjekës në Instagram. Ai ishte bërë i njohur nga videot komike me muzikë.