Një 15-vjeçar është qëlluar me thikë gjatë një konflikti të ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin “Zhan D’ark” Tiranë.

I mituri J. K.,  është transportuar për në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit. Grupi hetimor po punon për zbulimin e dinamikës së ngjarjes.