Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësoreje ka ndodhur paradite në aksin rrugor Shkodër-Lezhë pran fshatit Mabë.
Policia në një njoftim për mediat sqaron se mjeti tip “Volswagen” me drejtuese shtetasen K.U.,43 vjeçe, ka përplasur këmbësoren L.K., e cila po transportohet në spitalin e Traumës Tiranë, ku ende nuk ka detaje për gjendjen shëndetësore.
Bëhet me dije se drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë një grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit.





