Policia ka identifikuar autorin i cili plagosi një 16-vjeçar mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Autoritetet kanë shpallur në kërkim 27-vjeçarin me iniciale N.K.
Pas një konflikti të çastit, 27-vjeçari ka goditur me thikë të miturin me iniciale J.K. i cili nodhet në spital kashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në vijim të punës për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme ku mbeti i plagosur një 16-vjeçar, si dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, kanë bërë të mundur identifikim dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasit N. K., 27 vjeç.
Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Zhan D’ark”, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin e mitur me iniciale J. K., 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Punohet për kapjen e tij.





