Një prej të akuzuarve për plagosjen e avokatit Marjel Mejdi në Sarandë, kërkonë lirinë dhe pushimin e çështjes.

Mësohet se Aleks Rexha ka dorëzuar një kërkesë ditën e djeshme duke kërkuar revokimin e masës së sigurisë, arrest shtëpie që është vendosur ndaj tij nga Gjykata e Sarandës.

Në seancën e zhvilluar më datë 15 korrik të këtij viti, Prokuroria kishte kërkuar masën e arrestit me burg për 45 ditë.

Kërkesa e Rexhës do të shqyrtohet nga gjyqtari Fatmir Ndreu ndërkohë që mësohet se edhe një tjetër i pandehur për këtë ngjarje ka kërkuar zbutjen e masës arrest me burg të vendosur në mungesë.