Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona me precedentë të mëparshëm penal.

Mësohet se janë arrestuar shtetasit M. V. 51 vjeç dhe F. V., 28 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Mnelë e Vogël, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, në ambientet e banesës së tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga strukturat e Policisë në Komisariatin e Vaut të Dejës është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. V. 51 vjeç dhe F. V., 28 vjeç (babë e bir, të dy me precedent të mëparshëm penal), banues në fshatin Mnelë e Vogël, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, në ambientet e banesës së tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.