Një 24-vjeçar shqiptar, i cili kishte përdorur një magazinë industriale në West Industrial Estate në Spanjë, për të ngritur një plantacion të brendshëm të marijuanës, është arrestuar nga policia spanjolle.

Era e rëndë e marijuanës që dilte nga magazina përmes disa tubinave dhe aktiviteti 24-orësh i makinerive të ajrit të kondicionuar, i shtynë agjentët të hetojnë dhe të përcaktojnë se kush qëndron pas plantacionit të marijuanës.

Kur agjentët hynë dhe kontrolluan magazinën, të ndarë në 5 dhoma, ata sekuestruan 820 bimë marijuane me një lartësi të përafërt prej 60 centimetra, 203 transformatorë elektrikë, 150 llamba, 6 kondicionerë, 6 filtra të ajrit të kondicionuar.