Rreth 5000 emigrantë janë kthyer të hënën dhe të martën në atdhe, ndërsa të mërkurën deri të dielën pritet që numri të shkojë rreth 7000 pasagjerë në ditë.
Dy ditët e para të javës kanë lëvizur 3 tragete në ditë, ditët e tjera 5 tragete në linjat Durrës -Bari, Durrës – Ankona.
Në dalje janë rreth 3000 shtetas çdo ditë, kryesisht shqiptarë të Kosovës që jetojnë e punojnë në Perëndim.
Linja Durrës – Bari është thuajse çdo ditë dopio corsa për të përballuar fluksin e emigrantëve shqiptarë që kthehen për pushime.
Të dhënat për “DurrësLajm” bëhen me dije nga Kapiteneria e portit të Durrësit.