Komisioni Europian ka njoftuar nënshkrimin e një marrëveshjeje me një kompani farmaceutike për t’u siguruar vendeve të BE-së deri në 200 milionë doza të vaksinës.
Sipas marrëveshjes, vendet e Bashkimit Europian priten të marrin 100 milion doza të vaksinës Novavax brenda këtij viti, ndërsa 100 milion doza të tjera deri në vitin 2023.
Lajmi është bërë u ditur përmes një komunikate nga vetë Komisioni, ndërsa marrëveshja do të bëhet funksionale sapo Novavax të konsiderohet “e sigurt dhe efektive” nga EMA, thuhet në njoftim.





