Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në Tiranë, ku një i ri ka tentuar të vetëdigjet me benzinë.
“Rreth orës 10:00, tek Ish-Nisharaku, dyshohet se kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, shtetasi A. M., 29 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





