Një aksident me pasojë humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan. Mësohet se një i mitur ka humbur jetën pasi, teksa e ëma drejtonte mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

“Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës,  Elbasan,  shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël,  Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjer në këtë mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”, njofton policia.

Sipas mediave, 38-vjeçarja Oltja Maloku, e cila drejtonte mjetin tip “Ford”, kishte shkuar me djalin e saj në farmaci dhe dyshohet se një grua i ka prerë rrugën makinës.

Në tentative për të evituar përplasjen, shoferja ka devijuar drejtimin e lëvizjes së automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe me pas ka dalë nga rruga duke përfunduar në një arë.