Një 35-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në një përplasje me armë në orët e para të mëngjesit të së enjtes në lagjen “Peristeri”, në Greqi, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur edhe dy grekë.
Mediat greke raportojnë se i riu shqiptar ka marrë tre plumba në trup dhe ndodhet në Spitalin Attica.
Ndërkohë njëri prej të plagosurve të tjerë ka marrë plumb në kyçin e këmbës, ndërsa tjetri ka marrë plagë të renda në kokë.
Policia po heton lidhjen mes tre të plagosurve dhe çfarë ka ndodhur saktësisht.





