Një 24-vjecar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Tiranë, pas një konflikti të çastit për motive të dobta.
Mësohet se i plagosuri është 24-vjeçari me iniciale A.K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë policia kanë identifikuar autorët dhe po punonë për kapjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Me datë 05.08.2021, rreth orës 20:00, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta është goditur me një mjet. prerës(thikë), shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve ku për arsyje hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tyre dhe po punojnë për kapjen e tyre.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





