Zjarri i madh që ka përfshirë Kaliforninë, ka djegur thuajse totalisht qytezën e Greenville.

Sipas BBC, 800 banorët e kësaj qyteze janë evakuuar dhe deri më tani nuk është raportuar asnjë viktimë.

Nga fotot e publikuara në media, duken pamjet e tmerrshme teksa zjarri “gllabëron” ndërtesat e qytezës.

Pavarësisht ndërhyrjeve të zjarrëfikëseve për të zbrapsur zjarrin, mbrëmjen e së mërkurës, flakët kanë avancuar edhe më shumë duke shkrumbuar Greenville.

Një fotograf ka publikuar një status në Twitter ku shprehet se aparati i tij fotografik ka shkrirë teksa shkrepte foto.