Policia ka arrestuar dy persona në Bulqizë, pasi janë konfliktuar dhe më pas kanë goditur me mjet prerës për shkak të detyrës një 33-vjeçar, punonjës ujësjellësi.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. GJ., 32 vjeç; M.Zh., 28 vjeç, banues në Krastë, Bulqizë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në Krastë Bulqizë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës (thikë) për shkak të detyrës shtetasin G. K., 33 vjeç, (punonjës ujësjellësi), duke i shkaktuar dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.