Policia ka arrestuar një 69-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij pasi dyshohen si autorë të kultivimit të fidanëve narkotikë, të mbjellë në një sipërfaqe toke shtetërore në fshatin Corrush të Mallakastrës.
“Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Z. L., 69 vjeç, banues në Fratar dhe shpallën në kërkim djalin i tij, shtetasin A. L., 36 vjeç, pasi dyshohen si autorë të kultivimit të fidanëve narkotikë të mbjellë në një sipërfaqe toke shtetërore në fshatin Çorrush, Mallakastër”, njofton policia.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së tyre u gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu dhe një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





